Sport 22 July 2026, 19:22 Nga VNA

FIFA publikon formacionin më të mirë të Botërorit 2026, surprizë zgjedhja e portierit 

Ndaje në Whatsapp
FIFA publikon formacionin më të mirë të Botërorit 2026,

FIFA ka publikuar formacionin më të mirë të Kupës së Botës 2026, të përzgjedhur përmes votave të tifozëve, ku Spanja kampione e botës është skuadra me më shumë përfaqësues.

Në 11 janë përfshirë tre futbollistë të “La Roja”: Pedro Porro, Marc Cucurella dhe Rodri, të cilët ishin ndër protagonistët e triumfit të Spanjës në Botëror.

Megjithatë, zgjedhja që ka ngjallur më shumë diskutime është ajo e portierit. Edhe pse Unai Simon u shpall fitues i çmimit “Doreza e Artë” dhe Spanja pësoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut, tifozët votuan si portierin më të mirë Vozinhan e Kepit të Gjelbër.

Gardiani afrikan grumbulloi pothuajse 40 për qind të votave, duke lënë pas portierin e kampionëve të botës.

Një tjetër mungesë që ka tërhequr vëmendje është ajo e kapitenit të Anglisë, Harry Kane, i cili nuk arriti të siguronte një vend në formacionin ideal, pavarësisht paraqitjeve të tij gjatë turneut.

Në repartin ofensiv, tifozët zgjodhën tre nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Kylian Mbappe, Erling Haaland dhe Lionel Messi fituan secili mbi 20 për qind të votave, me sulmuesin francez që rezultoi më i votuari.

Formacioni më i mirë i Kupës së Botës 2026:

Portier: Vozinha (Kepi i Gjelbër) 
Mbrojtës: Lisandro Martinez (Argjentinë), Dayot Upamecano (Francë), Marc Cucurella (Spanjë) 
Mesfushorë: Rodri (Spanjë), Michael Olise (Francë), Jude Bellingham (Angli) 
Sulmues: Kylian Mbappe (Francë), Erling Haaland (Norvegji), Lionel Messi (Argjentinë)
 

Video

Ky është momenti i aksidentit tragjik të ndodhur sot në afërsi të mbikalimit të TEG-ut. Në video shihet që betonierja ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetas të huaj që ndodheshin në betoniere.

Kuvendi do të mblidhet sërish më 30 korrik, edhe pse seanca e 23 korrikut ishte parashikuar të mbyllte sesionin parlamentar. Vendimi ka shtuar zërat për një rifreskim të mundshëm të kabinetit qeveritar, megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar. Deputetët socialistë pritet të zhvillojnë të premten një mbledhje të zgjeruar me kryeministrin Edi Rama, mes pritshmërive për lëvizje në qeveri. Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër protestë para Kuvendit, ndërsa vëmendja mbetet te zhvillimet politike në fundjavë.

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Betonierja përplas një “Volkswagen” te rrethrrotullimi i TEG-ut dhe bie nga mbikalimi në autostradë. Dy persona humbin jetën, ndërsa shoferi i automjetit mbetet i plagosur dhe po trajtohet në spital. Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë hyri me shpejtësi në rrethrrotullim dhe nuk respektoi përparësinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit, që mund të kishte sjellë pasoja edhe më të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme