Sport 20 July 2026, 18:27 Nga VNA

Përleshja pas finales Spanjë–Argjentinë, FIFA pritet të nisë hetim për incidentet në “MetLife”

Ndaje në Whatsapp
Përleshja pas finales Spanjë–Argjentinë, FIFA pritet

Ngjarjet e ndodhura menjëherë pas finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Sipas mediave ndërkombëtare, FIFA pritet të hapë një hetim për incidentet që shpërthyen pas vërshëllimës së fundit në stadiumin “MetLife”, me synim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Në qendër të polemikave është mesfushori argjentinas Leandro Paredes, i cili, pasi ishte ndëshkuar me karton të verdhë gjatë ndeshjes, u përjashtua me karton të kuq pas një përplasjeje me mesfushorin spanjoll Gavi gjatë festimeve të kampionëve të rinj të botës.

Nën vëzhgim pritet të jetë edhe mbrojtësi Nahuel Molina, i cili akuzohet se goditi Rodrin në momentin kur kapiteni i Spanjës po vraponte drejt shokëve të skuadrës për të festuar triumfin.

Pas këtij episodi, situata në fushë doli jashtë kontrollit, duke u kthyer në një përleshje ku u përfshinë futbollistë të të dyja ekipeve, si edhe anëtarë të stafeve teknike. Sipas raportimeve, edhe Roberto Ayala, ish-mbrojtësi i Argjentinës dhe aktualisht pjesë e stafit të trajnerit Lionel Scaloni, dyshohet se goditi me grusht Dani Olmon gjatë kaosit.

Edhe pse FIFA nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht nisjen e procedurave disiplinore, mediat ndërkombëtare raportojnë se organi qeverisës i futbollit botëror synon të zbardhë plotësisht ngjarjen. Nëse hetimi zyrtarizohet, në ditët në vijim priten masa disiplinore ndaj personave që do të rezultojnë përgjegjës për incidentet pas finales.

Video

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, u paraqit në Gjykatën e Posaçme, pasi pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të tij dhe tre të pandehurve të tjerë. Kokoneshi është i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në të njëjtën dosje po gjykohen edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo. SPAK i akuzon se kanë shkelur ligjin lidhur me procedurat e dhënies me qira të disa tokave bujqësore për ngritjen e impianteve diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar.

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mançja në momentin kur ndodhën të shtënat në lokalin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Në tavolinë ndodhej edhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga plumbat. Në momentin e sulmit, brenda lokalit ndodhej edhe një efektiv Policie jashtë shërbimit, i cili sapo dëgjoi të shtënat doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e zjarrit, por arriti të largohej në thellësi të lagjes. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

Një avion i vogël është përplasur me çatinë e një banese në zonën e Hjustonit, në shtetin amerikan të Teksasit, teksa po përpiqej të ulej pranë një piste private. Si pasojë e aksidentit, piloti është transportuar në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor për lëndime të rënda. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse në momentin e përplasjes ndodheshin persona brenda banesës apo nëse ka të lënduar të tjerë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme