Avioni i linjës Ryanair, që po fluturonte nga aeroporti Stansted i Londrës drejt Tiranës, bëri një ndalesë të paplanifikuar në aeroportin e Luksemburgut.
Fluturimi ishte nisur në orën 06:05, sipas orës lokale. Pas ndalesës, udhëtimi ka vijuar normalisht me të njëjtin avion, i cili është nisur sërish drejt Tiranës dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 11:00.
Burime nga aeroporti i Tiranës bëjnë me dije se gjithçka është zhvilluar sipas protokolleve të sigurisë dhe se fluturimi po vijon normalisht drejt destinacionit. Ndërkohë, kompania Ryanair nuk ka dhënë ende një shpjegim zyrtar për arsyen e ndalesës së paplanifikuar në Luksemburg.






















