Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një automjet, ndërsa për nxjerrjen e dy personave që ndodheshin brenda mjetit është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës.
Të lënduarit kanë pësuar dëmtime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pasi morën ndihmën e parë në vendngjarje, ata u transportuan në spital për kontrolle dhe trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.






















