Sociale 17 July 2026, 19:02 Nga VNA

Pasi skualifikoi ofertën më të mirë, UK Pogradec në finale zgjedh sërish më të shtrenjtën: 2.1 mln eurot e ujësjellësit të Rrajcës shkojnë për Yzedin Bozhajn

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-17 at 10.44.49 PM.jpeg

Ujësjellësit në disa bashki të vendit, përveç faturave të mëdha që shpenzojnë dhe rëndojnë mbi buxhetin e qytetarëve, po kthehen në skena të përsëritura ku fitues shpallen ofertat më të shtrenjta. Pas rasteve të ngjashme si ai i Bashkisë së Lushnjës, këtë herë është Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec ajo që ka ndjekur të njëjtën linjë.

Ky institucion ka shpallur fituesin e tenderit për ujësjellësin në Njësinë Administrative Rrajcë në Bashkinë e Prrenjasit, duke injoruar ofertat më ekonomike në garë dhe duke përzgjedhur vlerën më të lartë.

Tenderi me fond limit prej mbi 202.4 milionë lekësh, ose rreth 2.1 milionë euro, parashikon ndërtimin e rrjetit për tre fshatra: Katjel, Kotodesh dhe Urakë. Sipas dokumenteve zyrtare të projektit, ndërhyrja përfshin rikonstruksionin e kolektorit të "Qafë Thanës", ndërtimin dhe rikonstruksionin e depove për secilin fshat, si dhe shtrirjen e rrjetit të jashtëm.

Qëllimi i deklaruar i këtij investimi është zëvendësimi i linjave të amortizuara për të siguruar furnizim me ujë 24 orë në zonën e projektit për një periudhë 25-vjeçare.

fgbfgbfg.PNG

Megjithatë, prapaskenat e garës ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi transparencën e procesit. Për këtë tender shfaqën interes 7 kompani, nga të cilat pesë u skualifikuan gjatë rrugës.

Mes të skualifikuarave rezulton edhe bashkimi i operatorëve “Mela & Curri”, i cili kishte paraqitur ofertën më të mirë ekonomike në garë, me mbi 169 milionë lekë të vjetra më pak se kompania që u shpall fituese në fund.

Sipas dokumenteve, ky bashkim operatorësh u nxor nga gara me pretendimin se nuk kishte paraqitur pajisjet GPS, si dhe për faktin se testi që vërtetonte cilësinë dhe sigurinë e materialeve të ndërtimit ishte kryer nga një laborator që nuk zotëronte certifikimin zyrtar për atë lloj analize specifikisht.

Pas spastrimit në fazën e parë, në finale mbetën vetëm dy operatorë, ku fitues u shpall subjekti “Shëndelli”, me një ofertë sa 96.4% e vlerës së fondit limit. Por, të dhënat tregojnë se kompania fituese në pronësi të biznesmenit Yzedin Bozha, kishte ofertën e dytë më të mirë në raport me konkurrentin tjetër i mbetur në garë.

444.PNG

Oferta më të favorshme ishte paraqitur nga bashkimi i operatorëve “Balili Konstruksion & Apis Construction & Avduli”, të cilët kishin ofruar 103 milionë lekë të vjetra më pak se fituesi i përzgjedhur. Ndryshe nga çfarë ndodh zakonisht në procedurat publike, ku ofertat më të lira skualifikohen automatikisht, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Pogradec e mbajti këtë bashkim operatorësh në garë.

Paradoksi qëndron pikërisht në faktin se, megjithëse oferta e tyre kursente miliona lekë nga paratë e taksapaguesve, institucioni që ka si administrator Johan Sterjon vendosi të zgjidhte ofertën më të shtrenjtë.222.PNG

333.PNG

Në këto kushte, mbetet krejtësisht e paqartë se cilat kanë qenë kriteret reale që e shtynë shoqërinë publike të mos e konsideronte këtë propozim si më të arsyeshmen, pasi në këtë mënyrë garantonte realizimin e projektit duke kursyer para për buxhetin publik.

Ky vendim e zhvendos sërish vëmendjen te përfituesi i tenderit. Kompania “Shëndelli” dhe pronari i saj, Yzedin Bozhaj, mbeten në mënyrë konstante në qendër të listës së përfituesve kryesorë të fondeve publike në shumë institucione të vendit. Të dhënat financiare konfirmojnë se vetëm përgjatë shtatë viteve të fundit, kjo kompani ka arkëtuar rreth 10 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec është një kompani shtetërore në pronësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të drejtuar nga Enea Karakaçi, Bashkisë së Pogradecit të drejtuar nga Ilir Xhakolli, si dhe Bashkisë të Prrenjasit të drejtuar nga Nuri Belba.

Kjo kompani u krijua në korrik të vitit 2022, si pjesë e reformës të shpallur nga kryeministri Edi Rama për bashkimin e ujësjellësve në shoqëri aksionere publike. Rama atëherë deklaronte se, qëllimi i këtij riorganizimi ishte eliminimi i borxheve, rritja e efikasitetit dhe një administrim më i mirë i fondeve publike.

Megjithatë, procedurat si kjo e ujësjellësit të Rrajcës dëshmojnë se administrimi i mirë i fondeve shpesh mbetet vetëm në nivel retorike. Në realitet, praktikat e ndjekura tregojnë se kriteret zyrtare anashkalohen dhe kontratat madhore vijojnë t'u besohen të njëjtave kompani, duke shpërfillur plotësisht ofertat më ekonomike në dëm të drejtpërdrejtë të taksapaguesve.

Video

Martesa kur kalon vitin e dhjetë.

Makinat e deputetëve janë përballur me një breshëri vezësh nga qytetarët e mbledhur përpara Kuvendit përpara nisjes së seancës parlamentare. Policia ngriti një kordon sigurie për të mundësuar hyrjen e ligjvënësve, por disa nga mjetet që hynën në oborr u goditën drejtpërdrejt nga protestuesit. Të mbledhur prej më shumë se një ore, qytetarët kishin shkruar në vezë emrat e deputetëve dhe të kryeministrit Edi Rama. Përgjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër parlamentit si “Parlamenti i krimit” dhe “Nuk na përfaqësoni”.

Një incident është shënuar përpara godinës së Kuvendit përpara nisjes së seancës parlamentare, ku forcat e policisë kanë larguar nga trotuari ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj. Në pamjet e regjistruara, Goxhaj dëgjohet t'u kërkojë sqarime efektivëve se përse duhet të lëvizin nga hapësira publike kur nuk po kryejnë asnjë provokim. Pavarësisht insistimit të tyre për të qëndruar në trotuar, efektivët e policisë i kanë tërhequr nga krahu për t'i larguar nga zona.

Qytetarë janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar në orën 12:00. Protestuesit kanë marrë vezë , të cilat synojnë t’i hedhin në drejtim të deputetëve gjatë hyrjes së tyre në institucion. Në vezë janë shkruar emrat e disa zyrtarëve të lartë, mes tyre kryeministri Edi Rama. Situata po monitorohet nga forcat e policisë, ndërsa pritet të shihet nëse protesta do të shoqërohet me incidente gjatë zhvillimit të seancës plenare.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme