
Andy Burnham është emëruar zyrtarisht kryeministër, pasi ka marrë nga Mbreti mandatin për formimin e një administrate të re.
Lajmi është konfirmuar nga Pallati Buckingham, i cili bëri të ditur se Mbreti priti në audiencë deputetin Andrew Burnham dhe i kërkoi atij të krijojë qeverinë e re.
Sipas njoftimit zyrtar të Pallatit, Burnham e pranoi ofertën e Mbretit dhe zhvilloi ceremoninë e betimit simbolik përmes “puthjes së duarve”, me rastin e emërimit të tij si kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit.
Në deklaratën e publikuar nga Pallati Buckingham thuhet: “Madhëria e Tij priti në audiencë deputetin Rt Hon Andrew Burnham dhe i kërkoi atij të formojë një administratë të re. Deputeti i nderuar Andrew Burnham pranoi ofertën e Mbretit dhe puthi duart me rastin e emërimit të tij si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit”.






















