Bota 19 July 2026, 17:33 Nga VNA

4-vjeçarja mbytet në pishinën e një hoteli, nisin hetimet ndaj babait

Ndaje në Whatsapp
4-vjeçarja mbytet në pishinën e një hoteli, nisin hetimet

Një tragjedi ka tronditur pushuesit në Milano Marittima, në bregdetin e Ravenës në Itali, ku një vajzë 4-vjeçare nga Austria humbi jetën pasi u mbyt në pishinën e një hoteli. Babai i vogëlushes është vendosur nën hetim nga Prokuroria e Ravenës me dyshimin për braktisje të një fëmije.

Sipas hetimeve paraprake të kryera nga karabinierët, ai i kishte kërkuar vajzës së tij të priste në një zonë mes këndit të lojërave dhe pishinës, ndërsa vetë ishte larguar për pak kohë, dyshohet për të marrë diçka në dhomë.

Kur u kthye, situata ishte bërë tragjike dhe përpjekjet për të shpëtuar vogëlushen nuk sollën rezultat.

Pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit kanë ndihmuar hetuesit të rindërtojnë ngjarjen. Sipas të dhënave të publikuara, videoja tregon vogëlushen duke ecur e vetme drejt pishinës, ndërsa më pas ajo zhduket nga pamja në një zonë më të errët.

Nga pamjet dyshohet se Magdalena ka qëndruar në ujë për rreth 7-8 minuta përpara se të vërehej nga personat përreth.

Një mjek, i cili ndodhej në zonën e hotelit, është parë duke dalë dhe duke tentuar t’i japë ndihmën e parë vajzës, ndërsa babai mbërriti pak më vonë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, dy fëmijë të vegjël ishin të parët që vunë re se diçka nuk shkonte. Ata panë portat e pishinës të hapura, hynë brenda dhe vunë re diçka që lëvizte në ujë. Më pas ata dhanë alarmin duke njoftuar personat përreth.

Familja austriake ndodhej në rivierën italiane për pushime dhe kishte planifikuar të kthehej në Austri të dielën, më 19 korrik. Magdalena ishte me prindërit dhe dy motrat e saj më të mëdha.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu kushtet e sigurisë në zonën e pishinës. Sipas informacionit paraprak, në momentin e mbytjes, rreth orës 14:00, nuk kishte shërbim roje shpëtimi, ndërsa hyrja e pishinës ishte e hapur.

Prokuroria ka nisur një procedim ku po shqyrtohet edhe hipoteza e vrasjes nga pakujdesia. Një autopsi pritet të kryhet në ditët në vijim për të përcaktuar më saktë shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, pishina e hotelit është sekuestruar me urdhër të prokurorisë pas një inspektimi në vendngjarje që zgjati më shumë se dy orë.

Video

Martesa kur kalon vitin e dhjetë.

Makinat e deputetëve janë përballur me një breshëri vezësh nga qytetarët e mbledhur përpara Kuvendit përpara nisjes së seancës parlamentare. Policia ngriti një kordon sigurie për të mundësuar hyrjen e ligjvënësve, por disa nga mjetet që hynën në oborr u goditën drejtpërdrejt nga protestuesit. Të mbledhur prej më shumë se një ore, qytetarët kishin shkruar në vezë emrat e deputetëve dhe të kryeministrit Edi Rama. Përgjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër parlamentit si “Parlamenti i krimit” dhe “Nuk na përfaqësoni”.

Një incident është shënuar përpara godinës së Kuvendit përpara nisjes së seancës parlamentare, ku forcat e policisë kanë larguar nga trotuari ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj. Në pamjet e regjistruara, Goxhaj dëgjohet t'u kërkojë sqarime efektivëve se përse duhet të lëvizin nga hapësira publike kur nuk po kryejnë asnjë provokim. Pavarësisht insistimit të tyre për të qëndruar në trotuar, efektivët e policisë i kanë tërhequr nga krahu për t'i larguar nga zona.

Qytetarë janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar në orën 12:00. Protestuesit kanë marrë vezë , të cilat synojnë t’i hedhin në drejtim të deputetëve gjatë hyrjes së tyre në institucion. Në vezë janë shkruar emrat e disa zyrtarëve të lartë, mes tyre kryeministri Edi Rama. Situata po monitorohet nga forcat e policisë, ndërsa pritet të shihet nëse protesta do të shoqërohet me incidente gjatë zhvillimit të seancës plenare.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme