Bota 19 July 2026, 08:17 Nga VNA

Trump urdhëron sulme ndaj Iranit pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Jordani

Ndaje në Whatsapp
Trump urdhëron sulme ndaj Iranit pas vrasjes së dy ushtarëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar Komandën Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) të nisë sulme ushtarake kundër Iranit, si kundërpërgjigje ndaj sulmit me raketa dhe dronë në Jordani, ku humbën jetën dy ushtarë amerikanë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Trump ka paralajmëruar se “portat e ferrit do të hapen” kundër Iranit, ndërsa operacionet ushtarake amerikane kanë hyrë në javën e parë, me sulme të përditshme ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës në jug të Iranit, kryesisht pranë Ngushticës së Hormuzit.

Paralelisht, Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim global për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë, veçanërisht atyre në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.

Në deklaratë thuhet se mjedisi i sigurisë mbetet i paqëndrueshëm dhe se grupet e mbështetura nga Irani mund të shënjestrojnë interesa amerikane dhe objekte diplomatike të SHBA-së në vende të ndryshme të botës.

Sulmi iranian në Jordani, që nxiti reagimin e Uashingtonit, la të vrarë dy ushtarë amerikanë, një tjetër rezulton i zhdukur, ndërsa katër ushtarë u plagosën dhe morën trajtim mjekësor përpara se të dilnin nga spitali. Disa ushtarë të tjerë me plagë të lehta janë rikthyer në detyrë.

Video

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mançja në momentin kur ndodhën të shtënat në lokalin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Në tavolinë ndodhej edhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga plumbat. Në momentin e sulmit, brenda lokalit ndodhej edhe një efektiv Policie jashtë shërbimit, i cili sapo dëgjoi të shtënat doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e zjarrit, por arriti të largohej në thellësi të lagjes. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

Një avion i vogël është përplasur me çatinë e një banese në zonën e Hjustonit, në shtetin amerikan të Teksasit, teksa po përpiqej të ulej pranë një piste private. Si pasojë e aksidentit, piloti është transportuar në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor për lëndime të rënda. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse në momentin e përplasjes ndodheshin persona brenda banesës apo nëse ka të lënduar të tjerë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur. Lajmi në përditësim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Banesa". Si pasojë e të shtënave mësohet se ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit dhe 2 persona të tjerë. Të tre të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha. Forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor ndodhen tashmë në vendngjarje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme