Dy ushtarë amerikanë janë vrarë në Jordani gjatë një sulmi me raketa balistike dhe dronë të kryer nga Irani, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së.
Sipas deklaratës zyrtare, një tjetër ushtarak rezulton i zhdukur, ndërsa katër pjesëtarë të tjerë të forcave amerikane, të cilët u plagosën dhe u dërguan për trajtim në spitale jordaneze.
Këto janë viktimat e para amerikane nga një sulm i drejtpërdrejtë iranian që prej nisjes së konfliktit.
Jordania, ku ndodhen baza dhe personel ushtarak amerikan, është goditur disa herë nga Irani, në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit në rajon.
“Dy ushtarë amerikanë u vranë në aksion ndërsa forcat e CENTCOM dhe partnerët e tyre po mbronin pozicionet nga sulmet me raketa balistike dhe dronë iranianë. Përveç kësaj, një ushtarak rezulton ende i zhdukur”, thuhet në deklaratën e komandës amerikane.
CENTCOM shtoi se, në respekt të familjeve të viktimave, identiteti i ushtarëve të vrarë nuk do të bëhet publik derisa të jenë njoftuar zyrtarisht të afërmit e tyre.






















