Bota 18 July 2026, 10:00 Nga VNA

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa shtesë për tymin nga zjarret: Po i kushton SHBA-së miliarda dollarë

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdf.webp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e tarifave shtesë ndaj Kanadasë, duke e akuzuar se nuk po menaxhon siç duhet zjarret në pyje, tymi i të cilave ka përfshirë një pjesë të madhe të verilindjes së SHBA-së.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se Kanadaja ka lejuar që “ajri i ndotur dhe i pashëndetshëm” të kalojë kufirin, duke i shkaktuar Shteteve të Bashkuara dëme ekonomike me vlerë miliarda dollarë.

“Ne e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin se nuk po kujdeset siç duhet për pyjet dhe shkurret e saj. Kjo është neglizhencë e dukshme dhe po kthehet në një problem të përvitshëm”, shkroi Trump, duke shtuar se këto kosto duhet t’i shtohen tarifave që, sipas tij, Kanadaja paguan ndaj SHBA-së.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se planifikon të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin kanadez, Mark Carney, për të diskutuar masat që Otava do të ndërmarrë për përballimin e zjarreve.

Nga ana tjetër, kryeministri i Ontarios, Doug Ford, hodhi poshtë kritikat e politikanëve amerikanë, duke kujtuar ndihmën që Kanadaja ka ofruar ndër vite gjatë zjarreve dhe uraganeve në SHBA. “Në vend që të ankoheni, ndoshta duhet të dërgoni mbështetje dhe ndihmë”, u shpreh ai.

Situata me zjarret në Kanada është përkeqësuar që nga fundi i qershorit për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës. Aktualisht raportohen rreth 900 vatra aktive, ndërsa tymi ka përfshirë edhe qytetin e Nju Jorkut, ku Indeksi i Cilësisë së Ajrit ka kaluar nivelin 200 në disa zona, duke u klasifikuar si “shumë i pashëndetshëm”.

Autoritetet kanë lëshuar alarme për cilësinë e ajrit në Nju Jork, Long Island dhe pjesë të veriut të Nju Xhersit, përfshirë zonën ku ndodhet stadiumi MetLife. Banorëve, veçanërisht fëmijëve dhe personave me probleme të zemrës apo frymëmarrjes, u është rekomanduar të kufizojnë aktivitetet në natyrë, të qëndrojnë brenda sa më shumë të jetë e mundur dhe të përdorin maska mbrojtëse N95 ose KN95.

Debati mes Uashingtonit dhe Otavës zhvillohet vetëm pak ditë përpara finales së Kupës së Botës, e cila pritet të luhet në stadiumin MetLife në East Rutherford të New Jersey, ku pritet të jenë të pranishëm rreth 80 mijë spektatorë.

Video

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, u paraqit në Gjykatën e Posaçme, pasi pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të tij dhe tre të pandehurve të tjerë. Kokoneshi është i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në të njëjtën dosje po gjykohen edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo. SPAK i akuzon se kanë shkelur ligjin lidhur me procedurat e dhënies me qira të disa tokave bujqësore për ngritjen e impianteve diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar.

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mançja në momentin kur ndodhën të shtënat në lokalin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Në tavolinë ndodhej edhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga plumbat. Në momentin e sulmit, brenda lokalit ndodhej edhe një efektiv Policie jashtë shërbimit, i cili sapo dëgjoi të shtënat doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e zjarrit, por arriti të largohej në thellësi të lagjes. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

Një avion i vogël është përplasur me çatinë e një banese në zonën e Hjustonit, në shtetin amerikan të Teksasit, teksa po përpiqej të ulej pranë një piste private. Si pasojë e aksidentit, piloti është transportuar në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor për lëndime të rënda. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse në momentin e përplasjes ndodheshin persona brenda banesës apo nëse ka të lënduar të tjerë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme