Bota 18 July 2026, 06:53 Nga JJ

Sulm izraelit ndaj një funerali në Gaza, të paktën 14 të vrarë

Ndaje në Whatsapp
Sulm izraelit ndaj një funerali në Gaza, të paktën 14

Të paktën 14 palestinezë janë vrarë në sulme izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, ndërsa më shumë se gjysma e viktimave humbën jetën gjatë një sulmi që goditi një kortezh mortor në kampin e refugjatëve Nuseirat. 

Sipas Al Jazeera, tetë persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën pasi një dron izraelit goditi një grup njerëzish të mbledhur pranë xhamisë Ahmad Yassin, teksa po përgatiteshin të përcillnin për në banesën e fundit një palestinez të vrarë më herët gjatë ditës në një tjetër sulm izraelit. 

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer sulmin, duke deklaruar se kishte në shënjestër një “qelizë terroriste” në Gazën qendrore. Ajo shtoi se është në dijeni të raportimeve për viktima civile dhe se rrethanat e sulmit po verifikohen. 

Sulme të tjera gjatë së njëjtës ditë u raportuan edhe në Beit Lahia, Az-Zawayda, Al-Sawarha, Gaza City dhe Khan Younis, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në të paktën 14. Sipas Al Jazeera, pavarësisht armëpushimit të shpallur në tetor 2025, sulmet izraelite në Gaza kanë vijuar pothuajse çdo ditë. 

Video

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur një pilot spanjoll bën shaka me tifozët argjentinas gjatë një fluturimi, duke u thënë fillimisht se Argjentina kishte fituar Kupën e Botës. Pasi njoftoi në altoparlant se donte të uronte “miqtë argjentinas” për triumfin, pasagjerët e veshur me fanellat e Argjentinës shpërthyen në festë, duke u përqafuar dhe brohoritur në korridorët e avionit. Ata nuk kishin akses në internet dhe nuk e dinin ende rezultatin e finales. Pak çaste më vonë, piloti zbuloi të vërtetën me një njoftim të dytë: “Spanja ka fituar.” Atmosfera në avion ndryshoi menjëherë, ndërsa tifozët argjentinas mbetën të shtangur dhe ra heshtja. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa disa media në Argjentinë e kanë cilësuar këtë veprim si një “shaka të sëmurë”.

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, u paraqit në Gjykatën e Posaçme, pasi pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim të tij dhe tre të pandehurve të tjerë. Kokoneshi është i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në të njëjtën dosje po gjykohen edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo. SPAK i akuzon se kanë shkelur ligjin lidhur me procedurat e dhënies me qira të disa tokave bujqësore për ngritjen e impianteve diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar.

Kjo është tavolina ku ishin ulur Armand Tomorrica dhe Renaldo Mançja në momentin kur ndodhën të shtënat në lokalin në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Në tavolinë ndodhej edhe kamarieri i lokalit, Bjorgi Hoxha, i cili mbeti gjithashtu i plagosur nga plumbat. Në momentin e sulmit, brenda lokalit ndodhej edhe një efektiv Policie jashtë shërbimit, i cili sapo dëgjoi të shtënat doli menjëherë dhe u vu në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori hodhi armën e zjarrit, por arriti të largohej në thellësi të lagjes. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme