Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Karçanaj, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, u pa duke hyrë në godinën e SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj.






















