Kronika 19 July 2026, 10:33 Nga VNA

AMP u heq certifikatat e sigurisë 10 zyrtarëve të lartë të Policisë, dyshime për pastërtinë e figurës

Ndaje në Whatsapp
AMP u heq certifikatat e sigurisë 10 zyrtarëve të lartë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore iu ka hequr certifikatat e sigurisë 10 zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, gjashtë prej të cilëve sipas burimeve janë në nivelin e lartë drejtues. Burime pranë AMP-së thanë se ky vendim u mor pasi u ngritën dyshime se zyrtarët e policisë kanë probleme me pastërtinë e figurës. Ndërsa ka indicie edhe për lidhje me personazhe të botës së krimit.

Agjencia konfirmoi se thuajse 20 zyrtarëve të tjerë u është refuzuar pajisja me këtë certifikatë, pasi janë vërejtur probleme.

Certifikata është një dokument që e marrin një kategori zyrtarësh policie, të cilët kanë akses te informacioni i klasifikuar “sekret”. Për pajisjen me certifikatën e sigurisë bashkëpunojnë disa institucione, si AMP, Shërbimi Informativ Shtetëror, etj.

Këto të dhëna janë në raportin gjashtëmujor të punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme