Kronika 18 July 2026, 09:23 Nga VNA

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandës, hetimi i fokusuar te falsifikimi i pronave

Ndaje në Whatsapp

fvdfvfvd.jpg

Prokuroria e Sarandës ka dyshime se atentati ndaj Thimjo Rubatit ndodhi për shkak se ai rezulton i përfshirë në tjetërsim dhe falsifikim pronash. 50-vjeçari ka mohuar çështjen e pronave, por këmbëngul se atentati ndodhi pasi i biri goditi punonjësin e policisë dy ditë më parë.

Megjithatë, policia dhe prokuroria thonë se Rubati ka problematike dhe përplasje për cështjen e pronave dhe është fokusuar pikërisht në këtë pistë.

Thimjo Rubati u qëllua me armë plumba teksa qëndronte ne verandën e lokalit. Policia tha se në ngjarje morën pjesë dy persona të cilët lëviznin me motorr dhe qëlluan 5 herë në drejtim të objektivit, ku Rubati u prek nga 3 plumba.

I plagosuri në fillim ka qenë në spitalin e Traumës për një ndihmë mjekësore, më pas është transportuar drejt spitalit të Janinës për mjekim më të specializuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme