Kronika 17 July 2026, 21:53 Nga VNA

Sarandë, atentat me armë ndaj Thimjo Rubatit, dy autorë të maskuar e qëllojnë nga motori

Ndaje në Whatsapp
Sarandë, atentat me armë ndaj Thimjo Rubatit, dy autorë të

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme Sarandën, ku mbeti i plagosur rëndë Thimjo Rubati, i njohur edhe si Sandër Rubati, 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, ku sipas informacioneve paraprake, Rubati është qëlluar nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motor.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës dhe më pas është transportuar drejt Tiranës. 

Burime paraprake bëjnë me dije se Rubati është një person i njohur më herët për policinë, me precedentë penalë, pasi është përmendur në hetime për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të mjeteve motorike.

Detajet e reja nga hetimi tregojnë se atentati ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku një natë më parë u dhunua oficeri i Policisë Mihal Velço. Për atë ngjarje dyshohet se janë përfshirë djali i Thimjo Rubatit dhe dy persona të tjerë, të tre me precedentë penalë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, zbardhjen e rrethanave të atentatit dhe verifikimin nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve të ndodhura brenda pak orësh në të njëjtën zonë.

Hyrje-daljet e qytetit janë blinduar, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.

Njoftimi policisë

Sarandë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4, në Sarandë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri  para biznesit të tij, shtetasi Th. R., 50 vjeç. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë qenë dy persona me skafandra, të cilët janë larguar nga vendngjarja me motomjet.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

 

 

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme