Kronika 16 July 2026, 13:44 Nga VNA

Shkoi të merrte hak për vëllain e plagosur, policia arreston 41-vjeçarin në Shkodër

Ndaje në Whatsapp

fdfvd.jpg

Një plagosje me thikë për pak sa nuk u shndërrua në një ngjarje vetëgjyqësie në Shkodër. Policia ka parandaluar një hakmarrje të mundshme dhe ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili dyshohet se ishte nisur i armatosur për të vrarë personin që kishte plagosur vëllain e tij.

Ngjarja nisi paraditen e sotme në ambientet e Poliklinikës së lagjes “Vasil Shanto”, ku, sipas Policisë, rreth orës 11:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Arvin Fregjaj dyshohet se ka plagosur me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca. I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, shërbimet e Policisë mësuan se vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, 41 vjeç, kishte marrë një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe ishte nisur për të marrë hak ndaj autorit të dyshuar të plagosjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, efektivët e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin në flagrancë të 41-vjeçarit. Gjatë momentit të kapjes, ai tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, e cila u sekuestrua së bashku me municionin luftarak.

Ndërkohë, Policia vijon kontrollet për kapjen e Arvin Fregjajt, i dyshuar si autor i plagosjes me thikë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme