Kronika 16 July 2026, 09:17 Nga VNA

Skandal me fondet e pensioneve/ Arrestohet ish-drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se bashkë me shefen e Financës dhe llogaritaren përvetësuan rreth 690 mijë euro

Ndaje në Whatsapp
Skandal me fondet e pensioneve/ Arrestohet ish-drejtoresha e Postës në

Një skandal me fondet e destinuara për pensionet dhe ndihmat sociale ka çuar në pranga ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, shefen e Financës dhe llogaritaren e institucionit. Tre zyrtaret dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, ose rreth 690 mijë euro, para që ishin planifikuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e Shijakut dhe Krujës.

Sipas Policisë, në pranga janë vënë Elisabeta Mataj, 41 vjeçe, ish-drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës, Valbona Hoti Duni, 59 vjeçe, me detyrë shefe e Financës në këtë filial, si dhe Paola Dana, 39 vjeçe, me detyrë arkëtare/llogaritare.

Tre të arrestuarat akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se, gjatë muajve prill dhe maj 2026, ato dyshohet se kanë përvetësuar shumën prej 69 milionë lekësh të rinj (rreth 690 mijë euro), e cila duhej të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.

Burime bëjnë me dije se Elisabeta Mataj ishte shkarkuar nga detyra vetëm dy ditë më parë, përpara se ndaj saj të ekzekutohej masa e arrestit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e dyshuar të përvetësimit të fondeve dhe për të verifikuar nëse në këtë skemë janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme