Kronika 15 July 2026, 15:12 Nga VNA

Konflikti i interesit largon Ilir Pandën nga gjykimi i rekursit të Veliajt

Ndaje në Whatsapp

fgbgf.jpg

Edhe pse emri i gjyqtarit Ilir Panda ishte caktuar prej disa ditësh si pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtonte rekursin e Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë, konflikti i mundshëm i interesit nuk kishte tërhequr vëmendjen publike.

Ishte VNA që publikoi se Panda ndodhej në një situatë konflikti interesi, pasi më herët ishte tërhequr nga shqyrtimi i një çështjeje të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, duke deklaruar vetë njohje familjare me të. Në shkrim u ngrit pyetja se si i njëjti gjyqtar mund të ishte pjesë e trupës që do të vendoste për masën e sigurisë së Erion Veliajt, kur konflikti i interesit që kishte pranuar më parë nuk kishte ndryshuar.

Një ditë pas publikimit të këtij shkrimi, Ilir Panda ka paraqitur dorëheqjen nga trupa gjykuese dhe, sipas burimeve, dorëheqja e tij është pranuar.

Tërheqja e gjyqtarit vjen pasi emri i tij kishte qenë prej disa ditësh në përbërje të kolegjit penal, pa u evidentuar publikisht çështja e konfliktit të interesit. Me largimin e Pandës, trupa që do të shqyrtojë rekursin e Veliajt përbëhet nga relator Sandër Simoni dhe anëtarë Albana Boksi e Sokol Binaj.

Vendimi i kësaj trupe mbetet kyç, pasi do të përcaktojë nëse Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim apo do të përfitojë një masë tjetër sigurie.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme