Kronika 14 July 2026, 14:12 Nga VNA

Dyshime për përvetësim fondesh në Postën e Durrësit, shkarkohet drejtoresha Elisabeta Mataj

Ndaje në Whatsapp

jhmjhm.webp

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është larguar nga detyra pas dyshimeve për parregullsi në administrimin e fondeve të institucionit.

Sipas burimeve, dyshohet se në fondet e filialit mungon një shumë prej rreth 700 mijë eurosh, e cila dyshohet se është përvetësuar. Megjithatë, kjo shumë dhe përgjegjësia konkrete për ngjarjen nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Mataj ishte emëruar në krye të filialit të Postës së Durrësit në tetor të vitit 2025, pas largimit të drejtueses së mëparshme Etleva Budini, e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku garoi në listat e hapura.

Ndërkohë, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe drejtuesja e sektorit të financës në këtë filial, Valbona Hoti Duni.

Posta Shqiptare bëri të ditur më herët se, gjatë një kontrolli të brendshëm në filialin e Durrësit, janë konstatuar parregullsi në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Institucioni deklaroi se ka marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe ka referuar çështjen në Prokurori për hetim të mëtejshëm.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme