Kronika 13 July 2026, 17:10 Nga VNA

Detaje të reja nga vrasja e Eglant Koçit, autori dyshohet se u fsheh për 10 ditë në qarkun e Elbasanit

Ndaje në Whatsapp

ffvddfv.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për vrasjen e Eglant Koçit, krim për të cilin në kërkim është shpallur Armand Shakaj.

Sipas burimeve hetimore, pas ngjarjes së ndodhur më 4 qershor, Shakaj dyshohet se u fsheh për rreth 10 ditë në qarkun e Elbasanit, duke ndryshuar edhe pamjen e jashtme për të shmangur identifikimin nga autoritetet.

Hetimet kanë zbuluar se ai ka qëndruar në hotele dhe apartamente të marra me qira ditore në zona të ndryshme të qarkut, ku dyshohet se ka përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara kur i janë kërkuar. Po ashtu, ai nuk ka përdorur automjete personale, por është lëvizur me taksi, me qëllim që të mos linte gjurmë.

Sipas të njëjtave burime, Shakaj dyshohet se është strehuar edhe në zonat e Peqinit dhe Cërrikut, duke ndjekur të njëjtën mënyrë veprimi. Këto lëvizje, sipas grupit hetimor, janë dokumentuar gjatë verifikimeve të kryera pas krimit.

Në një moment të hetimit, autoritetet arritën të lokalizonin sinjalin e telefonit celular të Shakajt në qarkun e Elbasanit dhe organizuan disa operacione për kapjen e tij. Megjithatë, ai arriti t'u shpëtojë sërish forcave të policisë, duke u larguar nga zona përpara ndërhyrjes.

Armand Shakaj vijon të jetë në arrati, ndërsa hetuesit dyshojnë se ai po ndihmohet nga persona të afërt, të cilët i mundësojnë fshehjen dhe mbajnë kontakte me të.

Sipas hetimeve, më 4 qershor Shakaj dyshohet se vrau mikun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas transportoi trupin, të cilin e hodhi në zonën e Majës së Korrës, në një lartësi prej rreth 1,450 metrash, në fshatin Cerrujë. Trupi i pajetë i Koçit u gjet nga policia rreth dy javë më vonë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme