Kronika 12 July 2026, 10:32 Nga VNA

Vrasja e Edmond Sulës, viktima merrej me shit-blerje pronash, një nga pistat e hetimit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Edmond Sulës, viktima merrej me shit-blerje pronash, një nga

Pak minuta pas mesnate, Edmond alias Ali Sula sapo kishte zbritur nga automjeti i tij për të hapur derën e jashtme të oborrit që të hynte në shtëpi. Pikërisht në atë moment pranë tij është afruar një person duke e qëlluar për vdekje me një plumb.

 

Familjarët e 50-vjeçarit, ndonëse kanë qenë në banesë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar ndonjë zhurmë të madhe që t’i bënte të besonin se ndaj familjarit të tyre ishte qëlluar me armë. 

Viktima sipas hetuesve, pavarasisht se ishte konfliktual në zonë, ai nuk kishte asnjë rekord kriminal. Megjithatë ai njihej si një person që merrej me shitblerje pronash dhe kjo është një nga pistat në të cilat po heton policia. 

Për momentin, oficerët janë duke sekuestruar çdo kamera në zonë dhe janë duke marrë dëshmitë e familjarëve, por edhe personave që janë gjendur në praninë e viktimës përpara se ai të qëllohej. Hetimi po kryhet nga sektori i krimeve të rënda.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme