Kronika 10 July 2026, 13:13 Nga VNA

Gjykata e Fierit ndryshon masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares

Ndaje në Whatsapp

fvdfd.jpg

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në dhunimin e një 17-vjeçareje, pas reagimit të institucioneve që pasoi publikimin e ngjarjes në media. Rasti nuk u trajtua më si një konflikt i zakonshëm mes adoleshentesh.

Për 19-vjeçaren e arrestuar është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve, ndërsa për 15-vjeçaren gjykata vendosi masën "arrest në shtëpi".

Ndërkohë, e mitura tjetër e përfshirë në ngjarje është lënë në masën e mjekimit të detyruar, pasi, sipas të dhënave hetimore, ajo ka shfaqur probleme të shëndetit mendor, të evidentuara edhe pas një episodi dhune ndaj nënës së saj.

Hetimet kanë zbuluar se dhunimi i 17-vjeçares nuk është e vetmja çështje penale ku dyshohet se janë përfshirë tre adoleshentet. Sipas informacioneve të mbledhura nga Policia e Fierit, ato dyshohet se kishin ngritur një skemë shantazhi, përmes së cilës joshnin burra duke u lënë takime në hotele.

Sipas hetimeve, pasi viktimat mbërrinin në dhomën e hotelit, aty paraqitej një person tjetër që i fotografonte, ndërsa më pas këto pamje përdoreshin për t'i shantazhuar.

Në këtë skemë dyshohet se ka rënë edhe një punonjës policie, baba i dy fëmijëve, i cili ishte kontaktuar nga 15-vjeçarja. Ajo kishte tentuar ta bindte të takohej në hotel, por efektivi kishte pranuar vetëm një takim në një lokal.

Megjithatë, bisedat e zhvilluara mes tyre dyshohet se janë përdorur për ta kërcënuar, me kërkesën që procedimi penal ndaj vajzave për dhunimin e bashkëmoshatares të mbyllej. Në të kundërt, komunikimet do të publikoheshin në internet.

Pas këtij rasti, punonjësi i policisë është përjashtuar nga detyra, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë për të mbajtur protestën e 42-të rradhazi

Rrugës pastaj u takua dhe me korrupsionin…

Kemi mbjellë 5 milion pemë. Pa llogaritur ato të Erionit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme