Kronika 9 July 2026, 16:40 Nga VNA

Skemë masive e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit, 12 masa sigurie, 4 në burg

Ndaje në Whatsapp
Skemë masive e tjetërsimit të pronave në bregdetin e

Prokuroria e Durrësit ka zbuluar një skemë masive të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit dhe ka firmosur 12 masa sigurie nga arrest me burg, arrest shtëpie dhe detyrim për paraqitje për zyrtarë të Kadastrës apo përfitues të pronave të falsifikuara.

Hetimi ka nisur që në 2020 mbi bazën e një kontrolli të kryer për të verifikuar gjendjen e arkivit të regjistrave hipotekorë dhe inventarizimit të tyre.

“Nga ky raport rezulton qartë se në regjistrat hipotekorë dhe në volumet fizike janë konstatuar mungesa të shumta, si dhe ndërhyrje të paligjshme. Konkretisht, gjatë inventarizimit është konstatuar se një numër i konsiderueshëm regjistrash hipotekorë paraqesin dëmtime të ndryshme, faqe bosh, faqe të dëmtuara ose të grisura, faqe të vendosura jashtë rendit kronologjik, faqe që mungojnë tërësisht, faqe të zëvendësuara, faqe që dallojnë dukshëm nga njëra-tjetra si për nga forma, ashtu edhe për nga lloji i shtypshkronjës, si dhe faqe të shkëputura nga boshti i volumit. Nga inventarizimi i 1.063 regjistrave hipotekorë rezulton se vetëm 152 prej tyre nuk paraqesin dëmtime, ndërsa 908 rezultojnë të dëmtuar. Sipas këtij inventari, mungojnë tërësisht 730 faqe, 243 faqe janë zëvendësuar, 569 faqe rezultojnë të dubluara, 25 faqe janë të grisura dhe 1.548 faqe janë bosh”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Nga hetimet janë identifikuar sipërfaqe të mëdha toke në bregdet, të cilat janë përfituar në mënyrë të paligjshme përmes falsifikimit të dokumenteve.

Pronat që janë përfituar përmes falsifikimit janë vënë nën sekuestro.

MASAT E SIGURISË PËR TË DYSHUARIT:

Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Artur Çobani – detyrim për paraqitje, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme