Kronika 8 July 2026, 14:43 Nga VNA

Gjykata e Elbasanit i heq burgimin e përjetshëm Damiano Toshit, të dënuar për vrasjen e dy basketbollistëve

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Elbasanit i heq burgimin e përjetshëm Damiano Toshit,

Ashtu siç kishte paralajmëruar VNA disa ditë më parë, Damiano Toshi, një nga emrat e njohur të bandës së “5 Dyqaneve”, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm dhe pritet të lërë qelinë pas vendimit të fundit të Gjykatës së Elbasanit.

Gjykata shpalli dënimin përfundimtar ndaj Toshit, duke e dënuar me 25 vite burg. Ulja e dënimit erdhi pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, çka i hoqi dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë më herët.

Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si edhe për plagosjen e Julian Beckës. Krimi ndodhi më 3 shtator 2004 pranë Pallatit të Sportit në Korçë dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rënda kriminale të asaj periudhe.

Vendimi i Gjykatës së Elbasanit erdhi pas rigjykimit të çështjes, të urdhëruar nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit kishte prishur vendimin që e dënonte Toshin me burgim të përjetshëm dhe kishte kthyer dosjen për shqyrtim nga e para.

Megjithatë, çështja pritet të mos mbyllet këtu. Prokuroria ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin, duke argumentuar se për akuzën e vrasjes nuk duhet të pranohej gjykimi i shkurtuar dhe, për rrjedhojë, nuk duhej të ulej dënimi.

Ndërkohë, autoritetet po kryejnë përllogaritjen e kohës që Damiano Toshi ka vuajtur në burg. Nëse rezulton se ai e ka shlyer dënimin e ri prej 25 vitesh, pritet të lirohet nga burgu, duke i dhënë një kthesë të papritur një dosjeje që për më shumë se dy dekada ishte identifikuar me dënimin maksimal të drejtësisë shqiptare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme