Kronika 7 July 2026, 15:47 Nga VNA

Policia kujtohet pas 4 ditësh të procedojë personat që thyen xhamat e Komisariati Nr.3, organizatorët e protestës: Ishin të infiltruar për provokim

Ndaje në Whatsapp

dffdfd.jpg

Policisë së Tiranës i janë dashur katër ditë për të reaguar dhe për të proceduar dhe për të arrestuar personat që thyen xhamat e godinës së Komisariatit Nr. 3, gjatë protestës kombëtare të ditës së shtunë. 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, pas veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, janë identifikuar 12 shtetas të dyshuar si të përfshirë në sulmin ndaj godinës dhe punonjësve të policisë. Deri më tani, është ndaluar 33-vjeçari Erald Heqimaj, i cili nuk rezulton me precedentë të mëparshëm dhe ka deklaruar se ka qëlluar me shkop i ekzaltuar nga turma. Po ashtu, 7 shtetas të tjerë (inicialet e të cilëve janë K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.) janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 4 persona janë shpallur në kërkim pa iu bërë publik identiteti për shkak të hetimeve që vijojnë.

Nga ana tjetër, materialet procedurale ndaj të proceduarve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 

Ky reagim i vonuar i policisë vjen pas tensioneve të krijuara në protestën e 35-të anti-qeveritare, në momentin kur qytetarët marshuan drejt komisariatit për të kërkuar lirimin e 21 personave të arrestuar më herët.

Megjithatë, organizatorët e protestës sqaruan se xhamat e godinës u thyen specifikisht nga 4 persona të infiltruar, që kishin për qëllim nxitjen e tensioneve dhe dëmtimin e imazhit të tubimit. Ata u distancuan plotësisht nga këto akte dhe rikonfirmuan se do të vijojnë me qëndresën e tyre paqësore deri në plotësimin e plotë të kërkesave dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Këta persona u identifikuan një ditë më vonë nga mediat me fytyrë dhe emra, ndërsa policia reagoi vetëm disa ditë më vonë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme