Kronika 7 July 2026, 13:06 Nga VNA

Avokati i Veliajt sfidon GJKKO-në: Pezullimi i afateve është antikushtetues, do ta çojmë në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

fgfbfgbfgb.jpg

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, e cilësoi antikushtetues vendimin e GJKKO-së për pezullimin e afateve të paraburgimit të kryebashkiakut të Tiranës, duke paralajmëruar se beteja ligjore do të vijojë në Gjykatën e Lartë dhe, nëse është e nevojshme, edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Pas përfundimit të seancës së sotme, Ndreca bëri të ditur se mbrojtja ka ankimuar të gjitha vendimet që kanë pezulluar afatet e paraburgimit, duke argumentuar se është krijuar një praktikë që bie ndesh me standardet kushtetuese.

“Kemi ankimuar të gjitha vendimet që ka marrë gjykata për pezullimin e afateve të paraburgimit. Sigurisht, është një procedurë krejtësisht antikushtetuese. Një ndër kërkesat tashmë e kemi në Gjykatën e Lartë”, u shpreh ai.

Sipas Ndrecës, tashmë vëmendja është përqendruar te Gjykata e Lartë, e cila, sipas tij, duhet të vlerësojë pasojat kushtetuese të këtij precedenti.

“Besoj se Gjykata e Lartë duhet të vlerësojë, bazuar në Kushtetutë, pasojat e këtyre lloj vendimeve që tashmë janë krijuar si precedent.”

Avokati shtoi se çështja është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese nga një gjyqtar i Apelit të Posaçëm dhe theksoi se mbrojtja do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore deri në një vendim përfundimtar.

“Ne do të vijojmë kërkesat tona deri në Gjykatën Kushtetuese për të marrë atë që na takon, siç ka rezultuar edhe në rastet e mëparshme kur kemi ngritur pretendime për respektimin e standardeve kushtetuese”, deklaroi Ndreca.

Deklarata e avokatit vjen pasi GJKKO shtyu seancën ndaj Veliajt për në 21 korrik, rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e gjykimit për 63 ditë, por vendosi sërish pezullimin e afateve të paraburgimit për kryebashkiakun deri në seancën e ardhshme. Kjo praktikë është kthyer tashmë në një nga pikat kryesore të debatit juridik në dosjen Veliaj.

Video

Ky është momenti kur një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën pranë hotelit ku po qëndronte Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Damask, Siri.

Sikur të ishte shteti kaq i shpejt edhe për pacientët pa ilaçe nëpër spitale, do ishte më mirë akoma. Se turistët që do vijnë për koncertin e Kanye West, në një mënyrë a në një tjetër e gjejnë një zgjidhje.

Në Gjykatën e Posaçme pritet të nisë procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë. Veliaj nuk është i pranishëm në seancë. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij. Gjatë seancës, Ajola Xoxa kërkoi shtyrjen e gjykimit dhe pezullimin e procesit deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar në raportin mjekësor pas lindjes së fëmijës, duke argumentuar se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në gjyq dhe nuk autorizon avokatët ta përfaqësojnë në mungesë. Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme