Kronika 6 July 2026, 12:27 Nga VNA

Raporti: Ligji Antimafia ju merr pasuritë kriminelëve, e më pak të korruptuarve. Bandat i rimarrin prapë pronat e konfiskuara me manovra 

Ndaje në Whatsapp

Ligji “Antimafia” i cili synon të eleminojë pasuritë e vëna në rrugë kriminale, i është nënshtruar për herë të parë një kontrolli nga Kuvendi, se si po zbatohet ai. 

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja renditi të dhënat e përdorimit të këtij instrumenti kyç 15-vjeçar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. 

“Rezulton se ligji ka prodhuar rezultate, por kryesisht në fushën e narkotikëve dhe krimit të organizuar, ndërsa potenciali në luftën kundër korrupsionit mbetet i pashfrytëzuar. Policia e Shtetit ka rritur referimet pasurore nga 133 (në vitin 2020) në 317 (në vitin 2025). Vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara u rrit nga 5 milionë euro (në 2020) në mbi 178 milionë euro (në 2024). Sekuestrimi përdoret shpesh, por konfiskimi mbetet i kufizuar dhe i varur nga ecuria gjyqësore. Zbatimi i ligjit është përqendruar pothuajse ekskluzivisht pranë Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ndërsa gjykatat e rretheve e përdorin shumë pak”,-tha Manja. 

Studimi i cili mban autorësinë e një grupi ekspertësh të pavarur të mbështetur nga ambasada britanike, tregon se sfidat dhe pengesat që institucionet raportuan si vështirësi informalitetin ekonomik, mungesën e aksesit të shpejtë në të dhënat kadastrale dhe bankare, si dhe nevojës për sisteme të integruara të dhënash. 

Gjithashtu u theksua rreziku që pasuritë e konfiskuara të rikthehen në mënyrë të tërthortë te personat e goditur, gjë që kërkon forcimin e Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara.

“Raporti evidenton nevojën për forcimin e mekanizmave të administrimit dhe ripërdorimit të pasurive të konfiskuara, përfshirë vendosjen e kontrollit paraprak në procesin e shitjes, në mënyrë që të shmanget rreziku, që pasuritë të rikthehen në mënyrë të tërthortë tek personat ndaj të cilëve janë zbatuar masat", -lexoi Manja. 

Më tej, ai shton se kjo kërkon që "agjencia e sekuestrimit të aseteve... do duhet të forcojë kapacitetet e saja jo vetëm për të standartizuar procedurat e trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara por duhet t'i vërë në përdorim" .

Kjo çështje cilësohet si një nga problematikat kryesore që nga hyrja në fuqi e ligjit, duke theksuar se suksesi i konfiskimit varet edhe nga mënyra se si pasuria përdoret më pas në interes të shoqërisë. 

 

 

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme