Kronika 5 July 2026, 13:35 Nga VNA

Gjykata e Tiranës shqyrton masat e sigurisë për 19 protestuesit e arrestuar, një person pëson krizë epileptike gjatë seancës

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Tiranës shqyrton masat e sigurisë për 19 protestuesit e

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 19 protestuesve të arrestuar pas përplasjeve me Policinë gjatë protestës së 2 korrikut para Parlamentit.

Gjatë zhvillimit të seancës, një person që ndodhej në ambientet e Gjykatës është ndjerë keq dhe ka pësuar një krizë epileptike. Menjëherë është kërkuar ndërhyrja e urgjencës mjekësore, ndërsa një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Gjykatës janë mbledhur mbështetës të të arrestuarve, të cilët kanë bërë thirrje si: “Lironi çunat” dhe “Çuna, çuna, jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”.

Deri në këto momente, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre nga të arrestuarit, të cilët dyshohen se kanë goditur një automjet të Policisë gjatë protestës. Për 18 personat e tjerë është kërkuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Seanca vijon, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës lidhur me kërkesat e Prokurorisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme