Kronika 3 July 2026, 23:14 Nga VNA

Shpërthim brenda flakëve në malin e Shëngjinit, plagoset pasagjeri i një makine që po kalonte aty pranë

Ndaje në Whatsapp

fdvdf.webp

Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në malin e Shëngjinit, të favorizuara nga era e fortë, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer pranë vatrës së zjarrit.

Në operacion janë angazhuar aktualisht pesë mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.

Gjatë zhvillimit të zjarrit është raportuar edhe një shpërthim brenda perimetrit të vatrës, ndërsa dyshohet se një fragment guri ka plagosur pasagjerin e një automjeti që po lëvizte në drejtim të Shëngjinit.

I riu është transportuar menjëherë në Spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat dhe shkakun e plagosjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme