Granit Pepnika është arrestuar këtë të premte në një resort në zonën e Dhërmiut, në një operacion të zhvilluar nga forcat operacionale të Policisë së Vlorës.
Pepnika është një nga personat e akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Call Center-ave në Tiranë, i cili sipas hetimeve dyshohet se ka zhvatur rreth 50 milionë euro nga shtetas të vendeve evropiane përmes skemave të mashtrimit.
Grupi ku ai dyshohet se bënte pjesë u godit nga autoritetet shqiptare në muajin prill të këtij viti, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër mashtrimeve ndërkombëtare me Call Center-a.






















