Kronika 2 July 2026, 15:04 Nga VNA

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm: nis procesi për zgjedhjen e pasuesit të Olsian Çelës

Ndaje në Whatsapp

efrefr.jpg

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, në një proces që vjen përpara përfundimit të mandatit të kreut aktual të akuzës, Olsian Çela.

Sipas vendimit të KLP-së, kandidatët e interesuar kanë një afat prej 30 ditësh për të dorëzuar dokumentacionin dhe aplikimet për postin më të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme. Procesi do të zhvillohet përmes një thirrjeje publike.

Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, përfundon në dhjetor të vitit 2026, ndërsa KLP ka nisur tashmë procedurat për përzgjedhjen e pasuesit të tij.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur gjithashtu se në rendin e ditës të mbledhjes plenare të datës 18.06.2026 u përfshi edhe miratimi i procesverbalit, si dhe shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e fillimit të procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme