Kronika 2 July 2026, 11:40 Nga VNA

SPAK mbyll dosjen e inceneratorit të Tiranës, 10 të pandehur për skemën e pastrimit të 20 milionë eurove

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-02 at 11.51.42 AM.jpeg

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale ndaj 10 personave të akuzuar në lidhje me koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Të pandehur janë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, Denisa Tollkuçi, Elton Bualli, Endrit Habilaj, Renato Nallbani, Giuseppe Ciaffaglione dhe Marc Richard Lappat.

Sipas SPAK, ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Hetimet lidhen me procedimin penal nr. 255 të vitit 2020, që ka si objekt kontratën koncesionare nr. 6597, datë 31 gusht 2017, për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë. Kontrata është lidhur ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k., me një vlerë investimi të parashikuar prej 128.248.330 euro, pa TVSH.

Gjatë hetimeve, Prokuroria e Posaçme thotë se ka evidentuar edhe fakte të tjera penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale dhe veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal. Sipas organit të akuzës, janë pastruar rreth 20 milionë euro, konkretisht 1.214.867.060 lekë dhe 9.456.093 euro.

Sipas SPAK, aktiviteti i dyshuar kriminal ka nisur që në momentin e lidhjes së kontratës koncesionare dhe është zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme përmes mekanizmave të ndryshëm, ku janë përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Prokuroria pretendon se përfitimet financiare janë siguruar përmes faturave fiktive, shoqërive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si edhe nëpërmjet tërheqjes së shumave të konsiderueshme në para cash nga llogaritë e shoqërisë koncesionare.

Në njoftimin zyrtar thuhet se në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndrojnë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ndaj të cilëve ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg”.

SPAK kujton se në qershor 2024 i kërkoi Gjykatës së Posaçme caktimin e masave të sigurimit për tetë persona të tjerë, kërkesë që u pranua me vendimin e 12 korrikut 2024. Megjithatë, Policia e Shtetit njoftoi më 15 korrik 2024 se nuk kishte mundur të ekzekutonte masat e sigurimit ndaj tyre.

Prokuroria thekson se, pavarësisht dërgimit për gjykim të kësaj dosjeje, hetimet vijojnë për të identifikuar dhe evidentuar përgjegjësinë penale të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë çështje.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme