Kronika 1 July 2026, 12:20 Nga VNA

Kapen duke vjedhur në një banesë në Belgjikë, dënohen me 18 muaj burg dy shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Kapen duke vjedhur në një banesë në Belgjikë,

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 18 muaj burg nga autoritetet belge, pasi u shpallën fajtorë për vjedhje në një banesë.

Sipas mediave belge, dy të rinjtë kishin hyrë në shtëpinë e një personi të ndjerë, ndërsa veprimet e tyre u vunë re nga një banor i zonës, i cili njoftoi menjëherë policinë. Në momentin e arrestimit, ata mbanin veshur doreza dhe kishin me vete një elektrik dore.

Prokuroria bëri të ditur se në posedim të tyre u gjetën bizhuteri që i përkisnin pronarit të ndjerë të banesës. Gjithashtu, në dritare u konstatuan gjurmë të përdorimit të kaçavidës, ndërsa një sensor lëvizjeje ishte hequr.

Gjatë procesit gjyqësor, avokatja mbrojtëse, Julie Croëet, deklaroi se klienti i saj kishte shkuar në Belgjikë për të punuar në ndërtim, por nuk ishte paguar dhe ishte përballur me vështirësi financiare.

“Klienti im erdhi nga Shqipëria në Belgjikë për të punuar. Ai punoi në ndërtim për një periudhë, por nuk u pagua. Ishte aq i dëshpëruar sa përfundoi në atë shtëpi të braktisur me një mik”, u shpreh avokatja, duke kërkuar një dënim me kusht me argumentin se ishte hera e parë që ai përballej me drejtësinë.

Pavarësisht kërkesës së mbrojtjes, gjykata vendosi t’i dënojë të dy shqiptarët me nga 18 muaj burg.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme