Kronika 30 June 2026, 15:25 Nga VNA

KLP shtyn hapjen e garës për Prokuror të Përgjithshëm, paqartësi mbi procedurat e verifikimit

Ndaje në Whatsapp

fggfgb.jpg

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë hapjen e procedurave për garën e Prokurorit të Përgjithshëm, ndonëse çështja ishte parashikuar në rendin e ditës për diskutim dhe miratim.

Vendimi për shtyrjen u mor me dakordësinë e të gjithë anëtarëve të KLP-së, të cilët kanë kërkuar më shumë kohë për të analizuar procedurat që do të ndiqen për publikimin e thirrjes dhe zhvillimin e garës. Sipas burimeve, kjo kërkesë është mbështetur edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të pranishëm në mbledhje.

Ligji parashikon që, brenda 30 ditëve nga hapja e garës, kandidatët të dorëzojnë dokumentacionin dhe të shprehin interesin pranë KLP-së, ndërsa më pas institucioni kryen verifikimet përkatëse. Megjithatë, anëtarët e Këshillit kanë ngritur shqetësime mbi mënyrën se si do të realizohen kontrolli pasuror dhe verifikimi i figurës së kandidatëve, pasi procesit të vettingut i përfundoi mandati në qershor.

Paqartësitë lidhen edhe me ndryshimet ligjore të vitit 2026 në ligjin për statusin, të cilat, sipas diskutimeve në KLP, kanë krijuar boshllëqe dhe disbalanca procedurale. Për këtë arsye, anëtarët kanë kërkuar kohë shtesë për të studiuar aktet ligjore dhe për të vlerësuar nëse është e nevojshme të ndryshohet rregullorja e garës.

Diskutimet janë fokusuar edhe në krahasimin me procedurën e ndjekur shtatë vite më parë, kur Olsian Çela konkurroi dhe u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm, në një kohë kur verifikimi i kandidatëve kryhej në bazë të ligjit të rivlerësimit kalimtar.

Olsian Çela është Prokurori i parë i Përgjithshëm që mori një mandat 7-vjeçar në kuadër të reformës në drejtësi. Më herët ai ka ushtruar detyrën si prokuror te Krimet e Rënda, institucion që u zëvendësua në vitin 2019 nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Gjithashtu mësohet se çështja do të rikthehet për diskutim në mbledhjen e së enjtes.

Ndërkohë, jozyrtarisht janë përfolur disa emra që mund të kandidojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, mes tyre prokurorja Rovena Zoto, prokurori Ylli Pjetërnikaj, njëkohësisht pedagog në Shkollën e Magjistraturës, si dhe Pranvera Pustina, drejtoreshë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme