Kronika 29 June 2026, 15:13 Nga VNA

Plagosje me armë në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar bashkë me një tjetër person

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-29 at 3.12.18 PM.jpeg

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku është qëlluar në këmbë 35-vjeçari Brian Syzo. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3 të qytetit.

Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Nikolla Agolli, i cili u ndalua teksa tentonte të largohej nga zona. Së bashku me të është arrestuar edhe një person tjetër që e shoqëronte gjatë arratisjes.

Sipas të dhënave paraprake, Agolli dyshohet se pas ngjarjes u largua fillimisht nga vendi i krimit dhe më pas u kap gjatë lëvizjes me një furgon në drejtim të Prrenjasit, pasi kishte braktisur automjetin e tij në zonën e Qafë-Thanës.

I plagosuri, Brian Syzo, po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai njihet si person me precedentë të mëparshëm penalë.

Hetimet e para janë përqendruar në një konflikt të hershëm mes palëve, ku dyshohet se motivi i ngjarjes është hakmarrja. Më herët, Nikolla Agolli është plagosur në janar të vitit 2025 në një berberhane në Pogradec, në një incident ku dyshohet se është përfshirë Sindi Syzo, vëllai i të plagosurit të sotëm.

Policia po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe sekuestrimin e provave materiale, përfshirë edhe armën e dyshuar të krimit, e cila mendohet se është hedhur në liqenin e Pogradecit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme