Kronika 29 June 2026, 13:05 Nga VNA

SPAK merr në dorë dosjen për falsifikimin e pronave në Orikum, Dukat dhe Rradhimë

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbfb.PNG

Një hetim i zhvilluar fillimisht nga Prokuroria e Vlorës për dyshime mbi falsifikim dokumentesh dhe përvetësim pronash në zonat e Rradhimës, Dukatit dhe Orikumit, i ka kaluar tashmë SPAK-ut.

Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Vlorës, dosja është transferuar pranë Prokurorisë së Posaçme, e cila ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e kallëzimeve të bëra nga banorë të këtyre zonave.

Mësohet se SPAK, përveç dosjes së dërguar, ka kërkuar edhe të gjitha materialet dhe veprimet hetimore të kryera deri tani nga Prokuroria e Vlorës gjatë fazës paraprake.

Në kuadër të hetimeve, SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe banesa në qytetin e Vlorës, përfshirë edhe zyrat e Hipotekës.

Hetimet fokusohen te dyshimet se sipërfaqe të mëdha toke bujqësore në Orikum, Dukat dhe Rradhimë janë përvetësuar nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe më pas janë regjistruar në hipotekë, duke cenuar të drejtat e pronarëve që pretendojnë se i kanë përfituar këto prona sipas ligjit 7501.

Sipas burimeve, kallëzimet janë bërë nga banorë të Orikumit, Rradhimës dhe Dukatit, të cilët kërkojnë hetim për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh”, si edhe për dyshime mbi veprimtari të organizuar kriminale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme