Kronika 27 June 2026, 14:23 Nga VNA

Ekspertiza e celularit të Elvis Shkambit mban pezull hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Ndaje në Whatsapp

fgbgbfgfgb.PNG

Hetimet për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, të ekzekutuar brenda sallës së gjyqit më 6 tetor të vitit të kaluar, vijojnë të mbeten të hapura, ndërsa prokuroria pret përfundimin e ekspertimit të celularit të të dyshuarit kryesor, Elvis Shkambi.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në muajin prill organi i akuzës vendosi shtyrjen e afatit hetimor me tre muaj, me qëllim administrimin e akteve të ekspertimit për celularët e sekuestruar të Elvis dhe Gjon Shkambit, ky i fundit xhaxhai i autorit të dyshuar.

Sipas të njëjtave burime, ekspertiza e telefonit të Gjon Shkambit ka përfunduar, por hetimet nuk mund të mbyllen pa u administruar edhe analiza e celularit të Elvis Shkambit, nga ku prokurorët synojnë të zbardhin nëse ka pasur bashkëpunim apo organizim paraprak për ekzekutimin e gjyqtarit.

Deri më tani, Gjon Shkambi ka mohuar çdo përfshirje apo dijeni mbi veprimet e nipit të tij, duke kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj tij. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë pasur rol nxitës në kryerjen e krimit, ndaj po verifikohen komunikimet mes dy të dyshuarve, si dhe kontaktet e tyre me persona të tjerë.

Gjyqtari i Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, u vra me tre plumba pasditen e 6 tetorit 2025, menjëherë pasi kishte shpallur një vendim kundër familjes Shkambi lidhur me një konflikt pronësie në Shkodër.

Pas ngjarjes, Elvis Shkambi u vetëdorëzua në polici, ndërsa më pas u vu në pranga edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme