Kronika 27 June 2026, 11:58 Nga VNA

Rrëmbimi dhe vrasja e Enton Janushit në “dorën” e Prokurorisë së Elbasanit. Zgjidhet konflikti mes prokurorive

Ndaje në Whatsapp

erggtr.PNG

Pas një ping-pongu nga njëra prokurori në tjetrën, është vendosur që rrëmbimi dhe zhdukja e Enton Janushit, alias Tauland Mazes, të hetohet nga organi i akuzës në Elbasan, për shkak se trupi i pajetë i tij u gjet në territorin e këtij qarku.

Enton Janushi, alias Tauland Maze, i cili jetonte prej shumë vitesh mes Tiranës, Holandës, Italisë dhe Belgjikës, u zhduk pa gjurmë që në janar 2015 në zonën afër Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Më vonë, familja bëri denoncim për zhdukjen e tij dhe ngriti pretendime se djali i tyre ishte rrëmbyer dhe vrarë.

Pas denoncimit, në Babje të Librazhdit u gjet i pajetë një trup dhe vetëm pas 11 vitesh u konfirmua, përmes krahasimit të ADN-së së prindërve, se i përkiste Enton Janushit.

Pas identifikimit të viktimës, për faktin se ai ishte rrëmbyer në Tiranë, Prokuroria e Elbasanit e kaloi dosjen në organin e akuzës në kryeqytet. Por Prokuroria e Tiranës refuzoi ta merrte rastin, duke pretenduar se nuk ishte kompetencë e saj, përderisa trupi i Enton Janushit ishte gjetur në territorin e qarkut të Elbasanit.

Prokuroria e Përgjithshme, pasi e shqyrtoi çështjen, vendosi ta kalojë dosjen në kompetencë të Prokurorisë së Elbasanit.

Trupi i pajetë i Enton Janushit është varrosur në varrezat publike në Librazhd, ndërsa deri më tani nuk është tërhequr nga familja, e cila kërkon ekspertizë private për të bërë identifikimin.

Enton Janushi dyshohet se u rrëmbye dhe u vra në shenjë hakmarrjeje për vrasjen barbare në Holandë të vëllezërve Florenc dhe Glevis Tola nga Elbasani. Në vrasjen e Janushit dyshohet të jetë i implikuar edhe një biznesmen i njohur nga Elbasani, i cili ndodhet i arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme