Kronika 26 June 2026, 21:42 Nga VNA

Të shtëna me armë zjarri drejt një servisi celularësh në Babrru, policia kap autorin e dyshuar

Ndaje në Whatsapp
Të shtëna me armë zjarri drejt një servisi celularësh

Të shtëna me armë zjarri drejt një servisi celularësh në Babrru, policia kap autorin e dyshuar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:25, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh që ishte i mbyllur në momentin e ngjarjes dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe rreth 3 kilometra larg vendit ku ndodhi incidenti kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit me iniciale R. M., rreth 18 vjeç.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, ndërsa Policia pritet të japë detaje shtesë pas përfundimit të veprimeve hetimore.

 

NJOFTIMI I POLICISË 

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme