Kronika 26 June 2026, 12:51 Nga VNA

Helmimi i studentëve tek Akademia e Sigurisë, merret në pyetje administratorja e kompanisë Alma Tafani

Ndaje në Whatsapp

frefefr.jpg

Është marrë në pyetje nga Komisariati Nr. 1 në Tiranë administratorja e kompanisë Sori-Al, Alma Tafani, në lidhje me rastin e helmimit të studentëve në Akademia e Sigurisë.

Gjatë dëshmisë së saj, Tafani ka deklaruar se furnizimi me ushqim për studentët është kryer çdo ditë në përputhje me kontratën, ndërsa ka theksuar se përgatitja dhe shpërndarja e vakteve janë realizuar sipas procedurave standarde dhe duke respektuar kushtet e higjienës.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe kuzhinieri, stafi përgjegjës për ndarjen e ushqimit në porcione, personeli i shpërndarjes, si dhe studentët e prekur nga helmimi.

Deri në këtë fazë, nuk ka persona të vendosur nën hetim për ngjarjen. Hetuesit po vijojnë mbledhjen e provave, ndërsa pritet që Prokuroria të vendosë mbi përgjegjësitë lidhur me helmimin e 64 studentëve të Akademia e Sigurisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme