Kronika 25 June 2026, 16:46 Nga VNA

SPAK dërgon për gjykim Astrit Vladin dhe Eriona Daupajn për dosjen “Toyota Yaris”

Ndaje në Whatsapp

ffgbb.jpg

SPAK ka kërkuar në GJKKO kalimin për gjykim të procedimit penal ndaj Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj, të akuzuar në kuadër të dosjes së njohur “Toyota Yaris”.

Sipas organit të akuzës, Astrit Vladi dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, në disa raste dhe në bashkëpunim, si edhe për korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të drejtësisë.

Nga ana tjetër, Eriona Daupaj akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për korrupsion pasiv ndaj përfaqësuesve të organeve të drejtësisë.

Gjykata ka vendosur gjithashtu dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 26/1/1 të vitit 2025 ndaj Astrit Vladit, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Dosja “Toyota Yaris” ka çuar më herët në dënimin e ish-kryeprokurores së Vlorës, Aurela Zarka, si dhe të avokatit Radovan Çela.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme