Kronika 24 June 2026, 18:34 Nga VNA

Debate në GJKKO/ Ilir Meta kërkon ekspertizë financiare si në vetting, përplaset edhe me Kryemadhin

Ndaje në Whatsapp
Debate në GJKKO/ Ilir Meta kërkon ekspertizë financiare si

Është zhvilluar këtë të mërkurë në GJKKO seanca gjyqësore ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, ku nuk munguan deklaratat e forta, debatet në sallë dhe momentet e tensionit mes të pandehurve.

Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 9 korrik, në orën 10:00.

Gjatë dëshmisë së tij, Ilir Meta kërkoi një rishikim të plotë financiar dhe aplikimin ndaj tij të së njëjtës metodologji që është përdorur në procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Ai pretendoi se ekspertiza financiare ndaj tij është bërë me gabime të qëllimshme dhe pa përfshirë të gjitha të ardhurat ligjore të përfituara ndër vite nga funksionet shtetërore që ka mbajtur.

Meta deklaroi se për periudha të gjata ka shërbyer si ministër i Jashtëm, deputet dhe President i Republikës, duke theksuar se shumë prej dietave dhe përfitimeve zyrtare nuk janë marrë në konsideratë në përllogaritjet financiare.

“Kërkoj një ekspertizë të pavarur, duke përdorur metodologjinë e përdorur për prokurorët dhe gjyqtarët nga vettingu”, u shpreh Meta para trupit gjykues.

Ish-kreu i shtetit hodhi poshtë edhe akuzat që lidhen me pasuritë dhe pronat, duke i cilësuar si “fantazi të shfrenuara”, ndërsa shpjegoi lëvizjet e familjes së tij ndër vite nga një banesë në tjetrën.

Në lidhje me akuzat për miratimin e një ligji për minierat, Meta deklaroi se si kryetar Kuvendi kishte vetëm një votë dhe se firmosja e ligjeve ishte detyrim funksional. Ai kërkoi që në proces të thirren edhe përfaqësues të tjerë politikë, përfshirë Kryeministrin Edi Rama dhe ish-drejtues të grupit parlamentar socialist, për të sqaruar rrethanat e miratimit të ligjit.

Sipas Metës, nuk ekziston asnjë provë konkrete që ta lidhë atë me përfitime të paligjshme apo ndikime të ushtruara ndaj personave të tjerë.

Momenti më tensionues i seancës u regjistrua gjatë një debati verbal mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e gjyqit. Teksa Meta deklaroi se nuk kishte dijeni për veprimet apo komunikimet e ish-bashkëshortes së tij, Kryemadhi reagoi ashpër duke e akuzuar se po fliste mbi “thashetheme” dhe informacione të sjella nga persona të tjerë.

Debati detyroi ndërhyrjen e trupit gjykues, i cili paralajmëroi Monika Kryemadhin se në rast të përsëritjes së sjelljeve të tilla, do të përjashtohet nga salla dhe do të gjobitet.

Seanca u mbyll mes tensioneve dhe deklaratave të forta nga palët, ndërsa procesi pritet të vijojë në muajin korrik me shqyrtimin e mëtejshëm të provave dhe dëshmive.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme