Kronika 24 June 2026, 11:32 Nga VNA

"Gabimet" në Sky ECC që çuan ne identifikimin e Shpëtim Aliut e bosëve të krimit. Nga festa e ditëlindjes së Sokol Bibajt, te pasaporta e vajzës së Pacanit

Ndaje në Whatsapp
"Gabimet" në Sky ECC që çuan ne identifikimin e

Salvatore alias Shpëtim Aliu konsiderohet një figurë kyçe e krimit të organizuar, që sipas SPAK ka furnizuar të paktën katër grupe kriminale shqipfolëse me kokainë, siç janë grupet e drejtuara nga Eldi Dizdari, Armando Pacani, Sokol Bibaj e Dritan Gjika.

Këto grupe mundësonin daljen e sigurt të kokainës së dërguar nga Aliu në portet kryesore të Europës, si Anvers, Roterdam, Bremen etj. Për kokainën e trafikuar ata kanë kryer pagesa të rregullta tek Aliu apo lidhjet e tij familjare, e veçanërisht tek vëllai i tij, Isa Aliu, i cili ka qenë përgjegjës për një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave për llogari të vëllait të tij, Shpëtim Aliu.

Po ku gabuan ata në komunikime?

Oklid El Ouejdi, nipi i Salvatore Shpëtim Aliut, teksa komunikon në Sky ECC vetëidentifikohet me nofkën “Kiçi”. Nga verifikimet ka rezultuar se me këtë nofkë thirret në Elbasan Oklid El Ouejdi. Më vonë, ai komunikon për martesën që ka lidhur me një shtetase nga Maroku. Kur SPAK ka kryer verifikimet në gjendjen civile, rezulton se ai është martuar me një shtetase marokene dhe ka marrë mbiemrin e saj.

Përmes llogarisë së Oklid El Ouejdit janë identifikuar Salvatore dhe Isa Aliu, të cilët ai i thërret “dajë”. Salvatore Aliu flet në Sky ECC dhe tregon se në datë 10 do të vijë në Shqipëri dhe do të pranojë ftesën që i ka bërë me kodin tjetër. Nga verifikimet në TIMS rezulton se Salvatore Shpëtim Aliu ka hyrë në Shqipëri nga Rinasi me linjën Air Albania Stamboll. Ai kishte udhëtuar nga Panamaja në Stamboll e prej andej në Rinas.

Sokol Bibaj, kreu i një prej grupeve kriminale që shprehej me krenari se “do të drogojmë Europën”, teksa komunikonte me Salvatore Shpëtim Aliun i dërgon këtij të fundit një mesazh zanor:

“O vëlla nxora 3.8, kam ditëlindjen sonte o vëllai im, mbusha 38 vjeç”.

Nga verifikimet ka rezultuar se Sokol Bibaj ka lindur më 10 nëntor 1982 dhe komunikimi përkon me datën 10 nëntor kur ai ka festuar ditëlindjen.

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, që njihet me nofkat Alduthi, Tropoja, El Diablo, Maça, është identifikuar pasi dërgon firmën e tij për llogari të një avokati, për shkak se emri, siç thotë ai, i ka dalë në “dosjen e Bolit”. Më vonë, Salvatore alias Shpëtim Aliu flet me një person ende të paidentifikuar dhe dërgon një lajm që flet për arrestimin e Eldi Dizdarit në Dubai.

Armando Pacani ndërkohë rezulton se ka dërguar foton e pasaportës së vajzës së tij teksa bisedon me një person të paidentifikuar dhe i shkruan:

“Shif si më ka dalë në foto kjo gjermania, hahahah”.

Më vonë ai bisedon me një person lidhur me një urdhër të mundshëm arresti për të dhe personi i dërgon të dhëna. Nga verifikimet e kryera nga Interpol Tirana rezulton se Pacani është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani dhe Interpol Brazil. Ndërsa nga këqyrja e TIMS më 9 prill 2026 rezulton që pasaporta e vajzës që dërgon në foto i përket shtetases L. Pacani, e cila ka hyrë në Shqipëri nga Rinasi me linjën Fly Dubai.

Dritan Gjika, i njohur me nofkat Shkodra, Naqe dhe Shkodrani, është identifikuar pasi teksa flet me Salvatore alias Shpëtim Aliun thotë se do të niset me urgjencë në Shqipëri se ka “plakën pa qejf”, ndërsa Aliu ankohet për cilësinë e keqe të kokainës. Gjika rezulton se ka hyrë në Shqipëri më datë 1 nëntor 2020 nga Stambolli dhe ka dalë më datë 19 nëntor 2020, po me linjën Air Albania Stamboll.

SPAK goditi organizatën e Shpëtim Aliut dhe firmosi 10 urdhër-arreste, ndërsa sekuestroi pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme