Kronika 23 June 2026, 12:33 Nga VNA

Familja kërkon që Ervis Martinaj të shpallet zyrtarisht i zhdukur, Gjykata e Lezhës cakton datë e shqyrtimit të kërkesës

Ndaje në Whatsapp

hgghgh.jpeg

Më datë 3 korrik në Gjykatën e Lezhës do të shqyrtohet kërkesa e Mustafa Martinaj për shpalljen si person i zhdukur të djalit të tij, Ervis Martinaj. Mbreti i kumarit është zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit 2022 dhe pavarësisht hetimeve fati i tij vijon të mbetet mister.

Sipas ligjit, për një person kërkohet shpallja si i zhdukur kur kanë kaluar më shumë se dy vjet dhe nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur pa gjurmë prej 4 vitesh. Familjarët denoncuan në polici dhe ngritën dyshime se është rrëmbyer e vrarë.

Para se mbreti i kumarit të zhdukej kushëriri i tij Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij u ekzekutuan në një atentat mafioz. Po ashtu në atentate mafioze ishin ekzekutuar më herët miqtë e ngushtë të Martinajt.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme