Kronika 22 June 2026, 10:50 Nga VNA

Pango para GJKKO-së: Ndryshimi i ligjit për privatizimin ishte iniciativë qeveritare, jo e imja

Ndaje në Whatsapp
Pango para GJKKO-së: Ndryshimi i ligjit për privatizimin ishte

Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango dha dëshminë e tij në procesin gjyqësor të dosjes “Partizani”. Ai është një nga dëshmitarët e kërkuar nga SPAK në procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe të pandehurve të tjerë.

“Kam ushtruar funksionin e ministrit të kulturës në mars 2007-mars 2009. Kjo histori që ju pyesni daton 18 vjet më parë. Është shumë e vështirë të mbash mend një dokument, një ligj, apo akt, nëse nuk ka një shkak të madh.

Nuk do flas me rezerva, por them aq sa mbaj mend. Kam mbuluar 4 sektorë. Mund të mbaj mend një ligj që kam iniciuar vetë. Këtu do ketë gjë: Thuhet që një pjesë e mirë e Partizanit ka qenë e zaptuar ato kohë. Në një nga mbledhjet e para të qeverisë, u kërkua të ecej me privatizimet.

Mua më rezultoi të kisha në varësi, qendrën e derdhjes së monumenteve të kulturës, një qendër të arteve, si edhe kompleksin shumësportësh. Ajo pjesë që duhet të merrej nga ministria duhet të kishte një dokumentacion. Që nga qeverisja Nano është dhënë urdhri që të merrej nën administrim nga Ministria”, tha Pango.

Ai shpjegoi më tej nuk mban mend nëse ka pasur ose jo aktivitet klubi shumësportësh Partizani, pasi gjatë kohës që ishte ministër nuk ka patur probleme me sportin.

“Më shumë në fokus kam pasur turizmin dhe trashëgiminë kulturore”, tha Pango.

“Ish-drejtoresha e sporteve, Violeta Shqevi më ka vënë në dukje, se kishte kërkuar vijim e një procedure për regjistrim, për shkak se një pjesë e territorit ishte rrethuar e disa prona zaptuar. Më kujtohet, se ma kanë përmendur oficerët në SPAK kur më kanë pyetur. Violeta nuk e njihte mirë këtë problem nga ana juridike”, tha më tej ai.

Gjatë pyetjeve të prokurorëve të SPAK, Pango u pyet edhe për ndryshimet ligjore që lidhen me privatizimin.

SPAK: Pse propozuat ndryshimin e ligjit për privatizimin?

“Këtë iniciativë nuk e kam marrë unë. Me logjikë them që kjo është një iniciativë qeveritare për privatizimin, jo nga unë si ministër. Nga leximi i medias rezulton se nuk kam marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë”, u përgjigj Pango.

Pyetje nga Klodiana Gjyzari, avokate Berishës:

A mund të jepej me koncesion një objekt i pushtuar?

Ylli Pango: Nuk kam folur për objekte të pushtuara, por për troje të pushtuara. Ligji kishte të bënte me privatizimin dhe jo me ndryshimin e destinacionit. Unë kam qenë dakord me privatizimin, por jo me ndryshimin e destinacionit.

Personi që ka debatuar me kryeministrin në Kuvend për ndryshimin e destinacionit ka qenë Erion Braçe. Nuk më kujtohet të kem biseduar ndonjëherë me Sali Berishën për çështjen e Partizanit. Jamarbër Malltezin e njoh, por ai nuk ka ndërhyrë asnjëherë pranë meje për privatizimin e Klubit Shumësportësh Partizani.

Pango është dëshmitari i radhës i SPAK në gjyqin ndaj Berishës, ku ky i fundit po gjykohet për korrupsion kryer në bashkëpunim, pasi akuzohet se ka favorizuar dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi në privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme