Kronika 22 June 2026, 11:31 Nga VNA

Vrasja e Denis Çumanit në Shijak, arrestohen kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra; viktima dyshohet se kishte ngacmuar të fejuarën e njërit prej tyre

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Denis Çumanit në Shijak, arrestohen kushërinjtë

Dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra, të dyshuar si autorë të vrasjes së 45-vjeçarit Denis Çumani në janar 2026, përfunduan në prangat e Policisë së Durrësit.

Ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për akuzat “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra ishin shpallur në kërkim pasi, nga hetimet, dyshohet se më 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Denis Çumani, 45 vjeç, dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

45-vjeçari humbi jetën pas disa ditësh në spital. Nga hetimet rezulton se viktima kishte ngacmuar të fejuarën e njërit prej kushërinjve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme