Shtyhet në GJKKO procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i pandehur për 13 akuza penale. Shkak u bë mungesa e avokatit Plarent Ndreca, i cili informonte gjykatën përmes një raporti se ishte në pamundësi shëndetësore për t’u paraqitur në seancë. Seanca e radhës u shty për në datë 7 korrik. Erion Veliaj po gjykohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa të pandehur të tjerë për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.






















