Kronika 22 June 2026, 11:39 Nga VNA

Vrasja e Eglant Koçit, trupi i pajetë në morg në pritje të ADN-së

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Eglant Koçit, trupi i pajetë në morg në pritje

Trupi i pajetë që u gjet në një humnerë në fshatin Cerrujë të Elbasanit pak ditë më parë, që dyshohet se i përket Eglant Koçit, vijon ende të mbahet në morgun e Tiranës në pritje të përfundimit të ADN-së.

Me vendim të prokurorit, ADN-ja e viktimës është duke u krahasuar me ADN-në e nënës së Eglant Koçit dhe nëse rezulton e përputhshme, trupi do t’i dorëzohet familjes.

Policia thotë se nga rrobat, si dhe një vragë në trup për shkak të një operacioni, nuk ka dyshime se trupi i përket 34-vjeçarit, por do t’ia dorëzojë familjes pasi të përfundojë krahasimi i profileve gjenetike të ADN-së.

Eglant Koçi u zhduk pa gjurmë më 4 qershor dhe pak ditë më vonë policia deklaroi se ishte vrarë nga miku i tij Armand Shakaj, që është shpallur tashmë në kërkim.

Në pranga është Enea Zyferi, që dyshohet të ketë përkrahur autorin e dyshuar të mbajtjes peng dhe vrasjes së 34-vjeçarit.

Shakaj ende nuk është arrestuar, pavarësisht aksioneve të policisë. Vrasja dyshohet të ketë motiv përplasjen për kriptomonedhat.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme