Kronika 23 June 2026, 10:52 Nga VNA

Pacolli apelon SPAK-un: Grupet kriminale po bllokojnë punimet në Aeroportin e Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Pacolli apelon SPAK-un: Grupet kriminale po bllokojnë punimet në

Përfaqësuesi i Mabco, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, duke akuzuar grupe kriminale se po pengojnë vijimin e punimeve në një projekt ku, sipas tij, janë investuar mbi 310 milionë euro.

Përmes një deklarate publike, ai i bëri thirrje SPAK-ut të nisë një hetim të thelluar, duke theksuar se nuk bëhet fjalë thjesht për një konflikt biznesi, por për një çështje që, sipas tij, prek vetë shtetin ligjor.

Bacolli ngriti pikëpyetje mbi rolin e rojeve private dhe bllokimin e aksesit në kantier me mjete të rënda, duke pyetur nëse pengimi i një aktiviteti të ligjshëm dhe moszbatimi i vendimeve gjyqësore përbëjnë vepër penale.

“Prej muajsh Mabco po përballet me pengesa të vazhdueshme, ndërsa sot po shohim moszbatim të hapur të ligjit para syve të të gjithëve”, deklaroi ai.

Sipas Pacollit, bllokimi i hyrje-daljeve në një aset strategjik kombëtar dhe pengimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Lartë ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve shtetërore.

Ai theksoi se çështja tashmë nuk lidhet vetëm me Mabco-n apo 2A Group, por me zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe autoritetin e shtetit përballë akteve të vetëgjyqësisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme