Kronika 22 June 2026, 12:32 Nga VNA

Kamionët sfidojnë urdhrat në Vlorë, trafiku rëndohet në kulmin e sezonit turistik

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-22 at 12.31.42 PM.jpeg

Me vendim të Bashkisë së Vlorës dhe Këshillit Bashkiak, të gjitha projektet private duhet të pezullohen gjatë sezonit veror, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë e kanë të ndaluar qarkullimin në segmentet urbane të mbipopulluara dhe të frekuentuara. Por në Vlorë, këto rregulla duket se mbeten vetëm në letër.

Në kulmin e sezonit turistik, kamionët dhe mjetet e tjera të tonazhit të rëndë vijojnë të qarkullojnë lirshëm në të gjithë qytetin. Pavarësisht trafikut të rënduar, ato futen edhe në bulevardin e Vlorës, ku qarkullimi i tyre është kategorikisht i ndaluar.

Situata përsëritet edhe në Lungomare, ku prania e mjeteve të rënda ndikon ndjeshëm në përkeqësimin e qarkullimit rrugor. Pa u shqetësuar nga kontrollet, këto mjete lëvizin edhe në lagjet e qytetit dhe në segmentet lidhëse mes zonave të banuara.

Sipas raportimit të A2 Televizion, puna e Policisë Bashkiake në evidentimin dhe ndëshkimin e këtyre shkeljeve është thuajse inekzistente. Megjithëse ligji dhe rregulloret parashikojnë masa deri në pezullimin e lejes së drejtimit dhe sekuestrimin e automjetit, numri i gjobave të vendosura mbetet i papërfillshëm krahasuar me fluksin e madh të mjeteve të tonazhit të rëndë që qarkullojnë çdo ditë në rrugët e qytetit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme